Grabitja në Rinas, flet njëri nga pasagjerët



0
68669

Kanë qenë pamje të pabesueshme ato me të cilat janë përballur 160 pasagjerët e avionit të linjës Tiranë-Vjenë gjatë grabitjes së sotme në Rinas. Njëri prej tyre rrëfen se në fillim i është dukur si stërvitje pasi grabitësit i janë drejtuar avionit me veshje ushtarake, maska dhe kallashnikov në duar duke shtrirë fillimisht personelin e sigurisë që ndodhej në tokë. Më pas, ata i kanë drejtuar pjesës së brendshme të avionit ku futen mallrat duke kërkuar për thasët me para. "Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me kallashnikov punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen", tregon njëri prej pasagjerëve. Pasi i kanë marrë, autorët u larguan fillimisht në këmbë dhe më pas hipën në furgon që gjendej në pistë. Policia vrau njërin prej tyre gjatë shkëmbimit të zjarrit kur po largoheshin nga pista e Rinasit. Shqetësues është fakti se autorët kanë mundur të arrijnë avionin duke patur në duar kallashnikovë dhe granata, por për fat të mirë nuk kanë patur qëllime të tjera përveç marrjes së parave. Copyrighted by News24 Albania

Published by: News24 Albania Published at: 5 years ago Category: اخبار و سیاست